“Disa tifozë nuk ishin në gjendje për të dëgjuar”, kapiteni Berisha: Kushdo të vijë trajner, gjërat i bëjmë ne në fushë






Panoramasport.al/ Kombëtarja shqiptare mbylli këtë edicion në Ligën e Kombeve, duke mos arritur të marrë një fitore në katër ndeshjet e luajtura. Fatmirësisht, edhe pse u renditëm në vendin e fundit, nuk do të rrëzohemi një Ligë më poshtë, kjo për shkak të përjashtimit të Rusisë nga UEFA.

kombetarja tifozaqt

Kjo paraqitje solli një revoltë të madhe te tifozët kuqezi, të cilët reaguan mjaft ashpër në fund të ndeshjes me Islandën. Kapiteni Etrit Berisha, bashkë me lojtarët, shkuan afër tyre për t’iu kërkuar falje dhe dhuruar bluzat, por ndodhi nga akt i paprecedentë: Fanellat u refuzuan! Në dalje të stadiumit, ishte Berisha që u prononcua për mediat.

Çfarë nuk shkon me lojën e Kombëtares, shënojmë shpeshherë të parët dhe pastaj nuk arrijmë ta ruajmë dot rezultatin?
Mendoj se kishim presion, presionin e rezultatit. Të paktën për ta mbyllur këtë edicion me një fitore dhe kjo ndikoi negativisht, sidomos kur Ismajli doli nga loja dhe u pa edhe presioni te krosimet e islandezëve. Nuk ishim të qetë dhe kjo ndikoi.

Ç’po ndodh me Shqipërinë, pse jemi në këtë situatë?
Janë disa gjëra që patjetër jemi në dijeni që nuk po shkojnë. Mirëpo duhet të jemi më vigjilentë dhe në grumbullimet e ardhshme jami sigurt që do të jetë shumë më ndryshe, sepse i dimë ku i kemi problemet dhe të gjithë së bashku duhet t’i zgjidhim dhe të ecim përpara.

Mendoni se ka ardhur koha që në drejtim të vijë një trajner tjetër?
Pa marrë parasysh se kush do të vijë, dua të them se gjërat i bëjmë ne në fushë. Të gjithë lojtarët duhet të japin më shumë për këtë fanellë, si brenda në lojë dhe jashtë saj. Kjo mendoj që ka qenë një ndër “fatkeqësitë” që na ka ndodhur dhe prandaj jemi sot në këtë situatë të vështirë.

Etrit, çfarë ju thanë tifozët kuqezi kur u afruat tek ata?
Patjetër që ishin shumë të acaruar. Ne shkuam aty për të kërkuar falje për këtë situatë dhe donim që t’iu shpjegonim pak a shumë ato që kërkonin të dinin, mirëpo ishin disa që nuk ishin në gjendje për të dëgjuar dhe pastaj u larguam.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al









Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *