
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh sot në një deklaratë për mediat se, “prej disa ditësh disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm”.
“Zonat më problematike janë Tirana e Re dhe Unaza e Re, e cila prej 10 ditësh ka mungesë të theksuar furnizimi me ujë”, tha ai.
Sot, shtoi Braimllari, “pas 6 vitesh Tirana ka të njëjtën problematikë, madje në zona të veçanta situata është më e rënduar se 6 vite më parë duke pasur kufizime të shumta”.
“Para disa muajsh në emër të Partisë së Lirisë kemi evidentuar këtë problematikë dhe kemi paralajmëruar bashkinë e Tiranës të marrë masa mbi furnizimin me ujë të qytetarëve”, vijoi më tej Braimllari.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të nisë hetimin mbi abuzimet dhe paligjshmërinë e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Deklarata e plotë e Braimllarit
Prej disa ditësh disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Zonat më problematike janë Tirana e Re dhe Unaza e Re, e cila prej 10 ditësh ka mungesë të theksuar furnizimi me ujë.
Para 6 vitesh, Erion Veliaj duke justifikuar rritjen e çmimit të ujit garantonte qytetarët e Tiranës që do të kishin 24 orë furnizim me ujë.
Me arrogancën e tij duke i bërë karshillik qytetarëve, Veliaj shpreh se me çmim Bathorje Tirana do të kishte cilësinë e ujit të Korçës.
Erion Veliaj dhe me rritjen e çmimit të ujit i cili rëndon drejtëpërdrejtë mbi qytetarët e Tiranës, nuk ka përmirësuar furnizimin me ujë në kryeqytet.
Sot, pas 6 vitesh Tirana ka të njëjtën problematikë, madje në zona të veçanta situata është më e rënduar se 6 vite më parë duke pasur kufizime të shumta.
Para disa muajsh në emër të Partisë së Lirisë kemi evidentuar këtë problematikë dhe kemi paralajmëruar Bashkinë e Tiranës të marrë masa mbi furnizimin me ujë të qytetarëve.
Arroganca dhe papërgjegjshmëria e Erion Velisë kundrejt qytetarëve ka kaluar çdo kufi.
Interesi i tij janë tenderat dhe investimet korruptive në UKT të cilat nuk shkojnë për të përmirësur shërbimin por vidhen .
Erion Veliaj dhe drejtori i UKT, Elton Kacillja kanë detyrimin t’i japin shpjegime qytetarëve të cilët paguajnë çdo muaj një faturë me çmim të lartë për ujë në Tiranë i cili jo vetëm nuk është i pijshëm por mungon për orë dhe ditë të tëra.
Erion Veliaj dhe Elton Kacillja kanë detyrimin t’i përgjigjen qytetarëve mbi këtë problematikë dhe jo të fshihen pas karriges dhe pushtetit.
I bëjmë thirrje Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të nisë hetimin mbi abuzimet dhe paligjshmërinë e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në të gjithë vitet e drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj.
Tirana e vitit 2023, nuk mund të jetë një kryeqytet i lënë në harresë nga arroganca dhe korrupsioni i Erion Veliajt. Tirana e vitit 2023 nuk mund të jetë një kryeqytet kur mungon uji i pijshëm.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al