Disfata kundër Interit nuk mjafton, Juventusi humbet titullarin për një muaj









Humbja ndaj Interit nuk mjafton për Juventusin, teksa klubi bardhezi do të bëjë pa shërbimet e mesfushorit, Manuel Lokateli për rreth 4 javë.

LOKATELI

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Juventusit me anë të një komunikate zyrtare. 24-vjeçari fillimisht pësoi një dëmtim në vetull nga Lautaro Martinez, më pas ishte i pafat ku dëmtoi ligamentin në gjurin e djathtë.

Gjatë ekzaminimeve të kryera në “J-Medical”, titullari i “Zonjës” do të qëndrojë larg fushave rreth një muaj.

Gjatë këtij sezoni në Serinë A, Lokateli është aktivizuar gjithsej në 29 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist për shokët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.