Disfatë për Macron dhe Le Pen

13:09 28/06/2021

Nuk fitojnë asnjë rajon në raundin e dytë të rajonaleve

Raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale në Francë reduktoi edhe më tepër shpresat e Marine Le Penit dhe Emmanuel Macronit për të qenë në dyshen kryesore të garës presidenciale të vitit të ardhshëm.

Radikalët e djathtë të Le Penit dhe liberalët e Markonit nuk kryesuan në asnjë prej 18 njësive rajonale të vendit. Manifesti kombëtar synonte të fitonte për të parën herë një rajon, të paktën atë të Provonsës, ku kryesuan në raundin e parë. Por në rajonin jugor triumfuan Republikanët e qendrës së djathtë, të cilët në këto zgjedhje së bashku me socialistët forcuan sërish pozitat pas krizës së mbështetjes në dekadën e fundit.

Humbësi më i madh konsiderohet presidenti Emmanuel Macron, partia e të cilit ka shënuar ndër rezultatet me të dobëta që prej themelimit si parti në 2015-n. Analistët e shohin këtë votim si ndëshkim nga elektorati që është kritik për mënyrën si u menaxhua pandemia, pasi Franca kaloi ndër krizat më të vështira të Covid-it në botë.

Shumicën e rajoneve e mori unioni i djathtë i Havier Bertrandit, ish-ministrit të punës gjatë presidencës së Sarkozisë, i cili në fjalimin e fitores shpalli ambicien për të garuar vitin e ardhshëm për në Elize.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje, po ashtu ishte tepër e ulët dhe ata që bojkotuan ishin sërish pranë niveleve rekord, mbi 65%, 1% më pak se raundi i parë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *