Disiplina e pamëshirshme, pezullime të gjata për trajnerin e Kastriotit dhe Grent Halilin. Mbyllen dy stadiume












Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar ngjarjet e kësaj fundjave në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar dhe këtë herë, ka dalë me një numër të madh dënimesh me gjoba e pezullime. Në Superiore, janë përsëritur gjobat për Partizanin e Teutën që nuk pranojnë të vendosin logon e Abissnet Superiore në fanella, por ndërkohë ka pezullime të rënda të tjera.

komisioni-disiplina-fshf

Kryesori është ai i trajnerit të Kastriotit, Emiljano Çela, i cili është pezulluar me 8 ndeshje nga FSHF për sjellje josportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes. E njëjta masë disiplinore edhe për zyrtarin e ekipit të Tiranës, Grent Halilin, për sjelljen e tij në sfidën ndaj Laçit. Për të dy është vendosur pezullimi i pjesshëm i dënimit.

Ndërkohë, në kategoritë e tjera ka një mori gjobash e pezullimesh, ndërsa bie në sy vendimi për të luajtur 4 ndeshje pa praninë e spektatorëve për skuadrën e Besës së Kavajës. Njëkohësisht, është caktuar edhe mbyllja e stadiumit të Tepelenës që nuk plotëson kushtet infrastrukturore për të pritur ndeshje në atë impiant.

VENDIMET

  1. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  2. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Zyrtari i KS Kastrioti, Emiljano Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  4. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. KF Luzi i Vogël 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i FC Besa, Klodian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i KS Korabi, Shpend Kumbarce, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. FK Terbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  11. Lojtari i KF Teuta U-21, Anxhelo Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Teuta U-21, Patrik Treni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i KF Partizani U-21, Ralf Cela, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Partizani U-21, Anxhelo Ibrahimi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i FK Dinamo U-21, Adelajdo Tushaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i KF Egnatia U-21, Iraj Skura, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i KF Sopoti, Alen Kopaci, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i KF Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Lojtari i KF Sopoti, Xhulio Jaupaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  21. FK Tepelena, në bazë të nenit 64/2 të KDS, per deshtimin ne permbushjen e detyrimeveve dhe pergjegjesive, ndalohet te zhvilloje ndeshjet ne stadiumin perkates deri ne plotesimin e kriterit infrastrukturore.
  22. KF Pogradeci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  23. AF Elbasani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  24. Lojtari i KF Butrinti, Fabio Dhrami, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  25. FK Kukesi U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-13, kundër Flamurtari FC U-13, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  26. FK Kukesi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  27. FK Kukesi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-19, kundër Flamurtari FC U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  28. FK Shenkolli U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-19, kundër FC Besa U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  29. Akademia e Futbollit U13, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve ne ndeshjen e Abissnet Superiore U13, kundër KF Teuta U13, në bazë të nenit 64/3/b dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *