Disiplina/ Plasin gjobat për klubet e Superiores! E pësojnë Taipi dhe Daja, por jo Adili dhe Zguro

Komisioni i Disiplinës ditën e sotme ka bërë me dije vendimet e saj për javën e katërt në Kategorinë Superiore.

Ngjarja më e diskutueshme e kësaj jave ishte ai sherr mes Adilit dhe Zguros në ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia.

E pëson lojtari i Kukësit, Gjelbrim Taipi i cili për sjellje josportive ndaj kundërshtarit është dënuar me dy ndeshje pezullim.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për lojtarin e Teutës, Asion Daja i cili për sjellje josportive ndaj kundërshtarit është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pezullim.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. FK Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i FK Kukësi, Gjelbrim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Teuta, Asion Daja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e AbissnetSuperiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për protestëndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

9. Zyrtari i KF Sopoti, Shkëlqim Hajdari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

11. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Gleni Resulaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FK Apolonia U-15, Leonel Kamenica, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FK Apolonia U-15, Asian Beqiraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtarinë lidhje me lojtarin Shefqet Bonisi të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *