Dita 32 e luftës/ Rusia shkatërron depot e naftës dhe magazinat ushqimore të Ukrainës

08:30 27/03/2022

◾Sot bëhen 32 ditë nga moment kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

◾Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Presidentin Putin të mos shkojë më tej.

◾Shpërthime dhe bombardime nga Rusia u dëgjuan në qytetin Lviv, qyteti që mban të lodhur Ukrainën me Perëndimin.

◾Rusia ka vazhduar bombardimet mbi Ukrainën, duke shkatërruar depot e naftës dhe magazinat ushqimore.

“Sanksionet mund të hiqen nëse Rusia ndalon pushtimin kundër Ukrainës”

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss thotë se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen nëse Moska i jep fund pushtimit të Ukrainës. Nëse kjo ndodh, sanksionet mund të hiqen edhe ndaj bizneseve e oligarkëve rusë.

“Këto sanksione mund të hiqen vetëm me një armëpushim dhe tërheqje të plotë, por edhe me angazhimin se nuk do të ketë agresion tjetër”, tha Truss.

Por Sekretarja e Jashtme theksoi se këto sanksione do të vendoseshin sërish nëse Presidenti Putin do të sulmonte sërish.

Në Ministrinë e Jashtme të Britanisë është krijuar një ekip negociatash, tha ministrja Truss, që mund të ndihmojë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Rusia godet magazinat ushqimore dhe depot e naftës”

Rusia ka nisur të shkatërrojë depot e naftës dhe magazinat ushqimore të Ukrainës. Deklarata është bërë nga një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Kjo do të thotë që qeveria ukrainase do të duhet që së shpejti të shpërndajë stoqet e rezervave ushqimore dhe naftës.

Vadym Denysenko tha gjithashtu për një televizion ukrainas se Rusia po dërgon më shumë forca ushtarake dhe mund të tentojë të avancojë akoma më shumë.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts