
08:16 29/03/2022
◾Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina mbërrijnë në Stamboll për bisedimet e paqes ballë për ballë pas më shumë se dy javësh.
◾Ukraina thotë se përparësia e saj kryesore nga bisedimet, të cilat do të fillojnë ditën e sotme është të negociojë një armëpushim.
◾Por shpresat për përparim janë të pakta, me të dyja palët që minimizojnë shanset për një përparim.
◾Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bën thirrje fuqive botërore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës.
◾Sirenat e sulmit ajror ranë para agimit të ditës së sotme, zyrtarët thonë se rrugët e daljes nga disa qytete të Ukrainës janë të bllokuara nga sulmet ruse.
◾Presidenti amerikan Joe Biden thotë se vërejtja e tij se Putinit nuk duhet të qëndrojë në pushtet shpreh indinjatën morale të tij personale, jo politikën zyrtare të SHBA-së.
Detaje nga ajo që pritet nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë
Negociatorët ukrainas dhe rusë po takohen në Turqi për bisedime ballë për ballë për herë të parë pas dy javësh, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për bisedimet që do të mbahen në Stamboll:
“Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet. Programi minimal do të jetë çështje humanitare, kurse programi maksimal është arritja e marrëveshjes për armëpushim”, tha ai në televizionin kombëtar.
Nga ana tjetër, këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko nuk u shpreh shumë optimist duke thënë se dyshon se do të ketë ndonjë përparim pas bisedimeve të paqes.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së hodhi dyshime mbi shpresat për përparim, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dukej i gatshëm për të bërë kompromise për t’i dhënë fund luftës.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet e deritanishme nuk kishin dhënë ndonjë përparim thelbësor, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin. Ai nuk pranoi të jepte më shumë informacion.
REDAKSIA TVKLAN.AL
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al