Dita botërore e anestezisë, deputeti i PD: Zhvillim që ka hapur rrugën për kirurgjinë moderne

dita boterore e anestezise deputeti i pd zhvillim qe ka hapur rrugen per kirurgjine moderne
dita boterore e anestezise deputeti i pd zhvillim qe ka hapur rrugen per kirurgjine moderne

Deputeti i PD Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur në kuadër të ditës botërore të anestezisë, duke thënë se ky zhvillim ka shënuar një kthesë thelbësore për mjekësinë, duke hapur rrugën për kirurgjinë moderne dhe shumë ndryshime pozitive në mjekësi.

Ai shkroi se anestezia ka bërë mjekësinë më humane dhe më pak traumatike për pacientët dhe se ka shtrirë potencialet mjekësore dhe shpëtimin në një mënyrë të shpejtë dhe të gjerë.

Postimi i plotë:

Dita boterore e anestesize, urimet me te mira, kolege!
16 Tetori 1846 eshte nje nga ditet me te rendesishme ne historine e shkencave mjekesore, ne fakt te “homo sapiens et creator”.
Eshte dita e “lindjes” se anestezise se pergjitheshme.
Eshte pikerisht ky zhvillim, qe shenoi nje kthese thelbesore per mjekesine ne terresi.
Qe i hapi rruge jo vetem kirurgjise moderne e kirurgjive speciale, por dhe ndryshimeve nder me te rendesishme e pozitive te te ardhmes e mundesive ne mjekimin e pacienteve nga me te ndryshmit.
Shume e shume gjera ndryshuan prej asaj dite.
Mjekesia jo vetem u be me “humane”, gjithemone dhe me pak traumatike, por u zgjerua ne potencialet e saj mjekuese e shpetuese per pacinetin ne menyren me te shpejte e te gjere.
Anestezia beri te mundur krijimin brenda saj te Reanimacionit, Terapise intesive, duke u bere shpresa e te semureve nen kercenim te vdekjes, pavaresisht nga shkaqet e gjendjes se rende.
E me tej te mjekesise se urgjences, e shume sherbimeve e procedurave te tjera shpetuese per njerezit.
Per te vazhduar me Terapine e dhimbjes, e cila ne qender te vemendjes tashme do te kete jo thjesht “shpetimin e jetes”, por dhe “cilesine” e saj, aktivitetin e pacientit.
Keshtu anestezisti- reanimatori i “ngarkuar” me dije e kulture 360 gradeshe mjekesore, te shkencave ekzakte apo fondamentale, u be nje shprese per njeriun, nje mundesi per jete e te jetuarit e vertete te saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts