Dita e 30 e luftës/ Zelenski – Europës: U vonuat për të ndaluar Rusinë. Biden takon sot refugjatët ukrainas

08:37 25/03/2022

◾Sot shënohet dita e 30 e luftës që kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

◾Presidenti amerikan Joe Biden do të takojë refugjatët ukrainas në kufirin Poloni-Ukrainë.

◾1 muaj pas fillimit të luftës, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski u ka thënë shteteve evropiane se vepruan vonë për të ndaluar Rusinë.

◾Në një konferencë shtypi, Biden ka deklaruar se NATO do të përgjigjet nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë.

◾NATO ka konfirmuar se do të dërgojë 40 mijë trupa në kufirin lindor të aleancës së NATO.

Zelenski: Vendet evropiane u vonuan për të ndaluar Rusinë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i është drejtuar në një fjalim gjatë orëve të natës Këshillit Evropian në Bruksel, duke falenderuar shtetet evropiane që aplikuan sanksione ndaj Rusisë.

Por ai u tha udhëheqësve evropianë se kishin vepruar me vonesë për të ndaluar Rusinë.

“Ju keni aplikuar sanksione dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Këto janë hapa të mëdha. Por ishte pak vonë”, u shpreh Zelenski duke deklaruar se nëse do të ishte vepruar më shpejt me sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën.

Zelenski foli edhe për gazsjellësin Nordstream 2, duke thënë se nëse ky projekt do të ishte bllokuar më herët, Rusia nuk do të kishte krijuar një krizë gazi.

Presidenti ukrainas kërkoi sërish që të miratohet kërkesa për anëtarësimin e Ukrainës në BE. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts