
08:39 07/04/2022
◾Forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga Kievi dhe Chernihiv sipas Pentagonit.
◾Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për të dytën ditë për të biseduar në Bruksel për mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën ndërkohë që lufta vazhdon.
◾Ministrja e Jashtme i Britanisë, Liz Truss, u tha kolegëve të saj në NATO se ka mbaruar epoka e angazhimit me Rusinë mbi sigurinë europiane.
◾Zv/kryeministri i Ukrainës i ka bërë thirrje banorëve në Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk që të evakuohen pas frikës në rritje se Rusia do të intensifikojë sulmet atje.
◾SHBA ka vendosur sanksione për vajzat e Vladimir Putin dhe ka shënjestruar disa banka pas pretendimeve për krime lufte në Ukrainë.
◾Presidenti Joe Biden thotë se masat do të rrisin presionin ekonomik mbi Putinin.
◾Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se paketa e re e sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë nuk është mjaftueshëm.
REDAKSIA TVKLAN.AL