Dita e 50 e luftës | Shpërthim në bordin e anijes kryesore të flotës ruse

08:24 14/04/2022

◾Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve që kishte në bord.

◾Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se anija kryesore ruse ishte goditur nga raketat ukrainase në Detin e Zi.

◾Ministria ruse e mbrojtjes deklaron se ka marrë kontrollin e plotë të Mariupolit pasi më shumë se 1000 ushtarë ukrainas u dorëzuan.

◾Ministria e mbrojtjes e Kievit thotë se nuk ka informacion për ndonjë dorëzim dhe pretendojnë se trupat ukrainase po rezistojnë.

◾SHBA ka bërë të ditur se do të japë një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

◾Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan deklaron se Ukraina është “një skenë krimi”.

◾Sipas një raporti të OSBE, Rusia ka kryer shkelje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Pritet të hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Nëntë korridore humanitare janë rënë dakord për t’u hapur ditën e sotme si një përpjekje për të ndihmuar civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara në të gjithë Ukrainën për të shpëtuar, sipas zëvendëskryeministres së vendit.

Nëpërmjet një postimi në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se korridoret humanitare janë organizuar nga qytete duke përfshirë Berdyansk, Tokmak, Enerhodar dhe Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra.

Vereshchuk  shtoi se rrugët e evakuimit për civilët do të funksiononin në rajonin e Luhanskut nëse forcat pushtuese ruse do të ndalonin bombardimet e tyre.

Zelensky: Rusia të kërkojë vërtetë paqe, ose të largohet nga arena ndërkombëtare

Presidenti Zelensky ka deklaruar së fundmi se Vladimir Putinit i duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk është në nteresin e tij që të kërkojë një marrëveshje paqeje.

“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë vërtet paqe ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare. I gjithë ky aktivitet i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu Presidentin Biden pasi ofroi të dërgonte më shumë armë në Ukrainë.

Çfarë dihet deri tani për anijen ruse të dëmtuar?

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve që kishte në bord.

“Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Nuk është specifikuar shkaku i zjarrit, duke shtuar se është nën hetim.

Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se anija 186 metra e gjatë u godit nga raketat e tyre.

Më herët gjatë luftës, ukrainasit të vendosur në Ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e bordit të anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr” .

Çfarë dihet për anijen?

U ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS. Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë). Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan. Luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.