
08:24 14/04/2022
◾Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve që kishte në bord.
◾Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se anija kryesore ruse ishte goditur nga raketat ukrainase në Detin e Zi.
◾Ministria ruse e mbrojtjes deklaron se ka marrë kontrollin e plotë të Mariupolit pasi më shumë se 1000 ushtarë ukrainas u dorëzuan.
◾Ministria e mbrojtjes e Kievit thotë se nuk ka informacion për ndonjë dorëzim dhe pretendojnë se trupat ukrainase po rezistojnë.
◾SHBA ka bërë të ditur se do të japë një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.
◾Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan deklaron se Ukraina është “një skenë krimi”.
◾Sipas një raporti të OSBE, Rusia ka kryer shkelje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Ukrainë.
Rusia: Finlanda dhe Suedia do të shiheshin si ‘kundërshtarë’ nëse do të anëtarësoheshin në NATO
Finlanda dhe Suedia arritën ditën e djeshme faza të rëndësishme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.
Duke iu përgjigjur një anëtarësimi të mundshëm të këtyre dy shteteve në NATO, ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev ka thënë se do të ketë pasoja nëse kjo ndodh.
Duke folur sot në mëngjes, z. Medvedev tha se bisedimet për një rajon Baltik pa armë bërthamore duhet t’i jepet fund, duke shtuar se “ekuilibri duhet të rivendoset”.
Ai tha gjithashtu se kjo do të bënte që Rusia të kishte “më shumë kundërshtarë të regjistruar zyrtarisht” dhe do të merrte masa në rajon.
Një nga pikat kryesore të pengesave të Rusisë me Ukrainën ishin ambiciet e saj për NATO-n.
197 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës
Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, 197 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Përmes një deklarate për shtyp, shtoi se 351 fëmijë ishin lënduar gjithashtu.
Ai tha se normat më të larta të vdekjeve të fëmijëve ishin në rajonet e Donetsk, Kiev dhe Kharkiv.
Përmes deklaratës, prokurori shtoi se këto numra nuk janë përfundimtarë.
Ukraina pretendon se 300 civilë u mbajtën peng në bodrumin e një shkolle
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se rreth 300 persona janë mbajtur peng për katër javë në bodrumin e një shkolle pranë Chernihiv, në Ukrainën veriore.
Përmes një postim në Twitter, ministria tha se trupat ruse kishin marrë peng banorët e Yahidne, 140 km (80 milje) në veri të Chernihiv dhe se 18 njerëz dyshohet se kishin vdekur.
300 people were taken as hostages for 4 weeks in the basement of a school in Yahidne near Chernihiv by ?? invaders.
People kept track of the days on a wall and wrote down the names of the 18 killed and of those who died.
From March 4 to “31 -?? is here.”
?by AP/Evgeniy Maloletka pic.twitter.com/2lpjwOUXzB— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 13, 2022
Tweet përfshinte një fotografi të një muri, për të cilin thuhej se ishte përdorur nga pengjet për të mbajtur gjurmët e ditëve që ata ishin atje dhe për të shkruar emrat e atyre që dyshohet se vdiqën.
Ministri i jashtëm irlandez shkon në Kiev

Simon Coveney, ministri i jashtëm i Irlandës, ka udhëtuar në Kiev gjatë natës për t’u takuar me zyrtarë ukrainas.
Mësohet se Coveney do të diskutojë ndihmën shtetërore, mundësinë e anëtarësimit në BE, si dhe për sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë.
Ministri i jashtëm irlandez konstatimet e tij do t’i deklarojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Pritet të hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Nëntë korridore humanitare janë rënë dakord për t’u hapur ditën e sotme si një përpjekje për të ndihmuar civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara në të gjithë Ukrainën për të shpëtuar, sipas zëvendëskryeministres së vendit.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se korridoret humanitare janë organizuar nga qytete duke përfshirë Berdyansk, Tokmak, Enerhodar dhe Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra.
Vereshchuk shtoi se rrugët e evakuimit për civilët do të funksiononin në rajonin e Luhanskut nëse forcat pushtuese ruse do të ndalonin bombardimet e tyre.
Zelensky: Rusia të kërkojë vërtetë paqe, ose të largohet nga arena ndërkombëtare

Presidenti Zelensky ka deklaruar së fundmi se Vladimir Putinit i duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk është në nteresin e tij që të kërkojë një marrëveshje paqeje.
“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë vërtet paqe ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare. I gjithë ky aktivitet i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën”, u shpreh Zelensky.
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu Presidentin Biden pasi ofroi të dërgonte më shumë armë në Ukrainë.
Çfarë dihet deri tani për anijen ruse të dëmtuar?

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve që kishte në bord.
“Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.
Nuk është specifikuar shkaku i zjarrit, duke shtuar se është nën hetim.
Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se anija 186 metra e gjatë u godit nga raketat e tyre.
Më herët gjatë luftës, ukrainasit të vendosur në Ishullin e Gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e bordit të anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr” .
Çfarë dihet për anijen?
U ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte BRSS. Ishte anija kryesore e flotës sovjetike të klasit Projekti 1164 Atlant. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë). Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat anti-anije P-1000 Vulkan. Luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.
REDAKSIA TVKLAN.AL