Dita e 52 e luftës: Rusia paralajmëron Perëndimin

dita e 52 e luftes rusia paralajmeron perendimin
dita e 52 e luftes rusia paralajmeron perendimin

08:36 16/04/2022

◾Në periferi të Kievit ka patur sulme të reja. Shpërthime janë dëgjuar po ashtu në qytetin perëndimor të Lviv.

◾Moska paralajmëron për pasoja të paparashikuara nëse SHBA dhe aleatët vazhdojnë të furnizojnë me armë Ukrainën.

◾Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se bota duhet të përgatitet për mundësinë që Rusia të shënjestrojë Ukrainën për një sulm bërthamor.

◾Kremlini tha më parë se do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse përballej me një “kërcënim ekzistencial”.

◾Shefi i policisë së Kievit tha se 900 civilë janë gjetur të vdekur në qytetet përreth kryeqytetit pas largimit të trupave ruse.

◾Rusia pretendon se goditi një fabrikë që prodhonte raketa kundërajrore dhe kundër anijeve pranë Kievit.

◾Kjo vjen disa orë pas Kremlini pranoi se luftanija Moskva u fundos pas një shpërthimi të mërkurën. Ukraina tha se e sulmoi me raketa, ndërsa Rusia pretendon se anija u fundos për shkak të një zjarri në anije.

dita e 52 e luftes rusia paralajmeron perendimin 1

Zelensky paralajmëron për sulm të mundshëm bërthamor rus: Të gjithë duhet të shqetësohen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se bota duhet të përgatitet për mundësinë që Rusia do ta shënjestrojë Ukrainën me një sulm bërthamor.

Zelensky u pyet në një intervistë për CNN nëse ishte i shqetësuar, sidomos pas komenteve të fundit të drejtorit të CIA-s, i cili u shpreh se Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në pushtimin e saj.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion real, por mund të jetë e vërteta. Duhet të mendojmë që të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është çështje vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën mendoj”, u shpreh Zelensky.

Muajin e kaluar, një zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse përballet me një kërcënim ekzistencial.

dita e 52 e luftes rusia paralajmeron perendimin

Bombardimet godasin Kievin dhe Lvivin

Edhe në ditën e 52 të luftës, Ukraina është zgjuar nën zhurmat e bombardimeve ruse. Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se këtë të shtunë rusët bombarduan sërish kryeqytetin.

Ai u shpreh se grupet e emergjencës janë në vendngjarje teksa nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se janë dëgjuar shpërthime të forta edhe në Lviv. Situata mbetet kritike në Mariupol, ku forcat ukrainase po përpiqen të thyejnë rrethimin rus.

dita e 52 e luftes rusia paralajmeron perendimin 2

Furnizimi me armë i Ukrainës, Rusia-Perëndimit: Mos i hidhni benzinë zjarrit, do të ketë pasoja të paparashikueshme

Rusia ka paralajmëruar zyrtarisht SHBA-në dhe vendet e tjera aleate kundër furnizimit me armë Ukrainës.

Paralajmërimi erdhi në formën e një shënimi diplomatik zyrtar nga Moska, një kopje e së cilës është publikuar në mediat amerikane. Shënimi diplomatik prej dy faqësh, i dërguar DASH-it nga ambasada ruse në Uashington, paralajmëron se furnizimi me armë nga SHBA dhe NATO po i “hedh benzinë zjarrit” sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe mund të çojë në atë që diplomati rus i referohet si “pasoja të paparashikueshme”.

Letra është dërguar të martën pasi SHBA shpalli një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Ndihma ushtarake amerikane vjen në një moment kur forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të fortë në rajonin e Donbasit javët e ardhshme. Që prej fillimit të luftës, SHBA ka furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake deri në shifrën prej 3 miliardë Dollarë.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts