Dita e 54 e luftës: Rusia bombardon qytetet anembanë Ukrainës

08:26 18/04/2022

◾Bombardimet ruse dhe sulmet ajrore kanë goditur disa shënjestra anembanë Ukrainës.

◾4 raketa kanë goditur rajonin e Lviv. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori Makysm Kozytskyi.

◾5 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve në Kharkiv.

◾Në Mykolaiv, pranë portit të Osesës, guvernatori raporton për sulme të vazhdueshme me raketa.

◾Një korrespondent i BBC i cili qëndron në Dnipro ka konfirmuar se sirenat për sulm ajror janë “pothuajse të vazhdueshme” anembanë Ukrainës lindore.

◾Ushtarët ukrainas në Mariupolin e rrethuar kanë injoruar një ultimatum të Rusisë për t’u dorëzuar të dielën.

◾Rusia po planifikon që nga kjo e hënë të kufizojë aksesin në qytetin e Mariupolit.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.