Dita e 57 e luftës: Bota përballet me “katastrofë urie” nga pushtimi

09:03 21/04/2022

◾Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, paralajmëron për “katastrofë humanitare urie” që lidhet me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

◾Ai thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve po i çon miliona njerëz drejt varfërisë.

◾Disa civilë të rrethuar prej javësh në Mariupol kanë mundur që të largohen nga vendi, por zyrtarët thonë se u shpëtuan më pak nga se shpresohej.

◾Negociatorët ukrainas thonë se janë gati për të mbajtur bisedime në Mariupol për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë bllokuar aty.

◾Oligarku rus, Oleg Tinkov, ka kritikuar “masakrën” në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “luftës së çmendur”.

◾Zyrtarët e financave nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe u larguan nga takimi i G20 ndërsa homologët e tyre rusë flisnin.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts