Dita e 59 e luftës | Zelensky paralajmëron: Lufta në Ukrainë është vetëm fillimi

dita e 59 e luftes zelensky paralajmeron lufta ne ukraine eshte vetem fillimi
dita e 59 e luftes zelensky paralajmeron lufta ne ukraine eshte vetem fillimi

08:39 23/04/2022

◾Presidenti i Ukrainës, Zelensky pretendon se Moska ka ambicie për të pushtuar vende të tjera.

“Ne jemi të parët në radhë. Dhe kush do të vijë më pas?” , ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të fundit gjatë natës.

◾Kjo deklaratë ka ardhur pasi një komandant i lartë rus u citua në mediat shtetërore të thoshte se Moska do të kërkonte të pushtonte Ukrainën jugore përpara se të hapte një rrugë për në një rajon të Moldavisë.

◾Moldavia thërret ambasadorin rus dhe shpreh shqetësim të thellë për komentet e bëra.

◾Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, ka thënë për BBC se evakuimi i rreth 100,000 njerëzve të bllokuar në Mariupol do të ketë sukses vetëm me ndihmën e OKB-së.

◾Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres do të takohet me Vladimir Putin në Moskë të martën dhe Zelensky-n në Kiev më vonë gjatë javës.

Zelensky: Sulmi ndaj Ukrainës është vetëm fillimi

dita e 59 e luftes zelensky paralajmeron lufta ne ukraine eshte vetem fillimi 1

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar fjalëve të një komandanti rus, i cili tha se Moska dëshiron të marrë kontrollin e Ukrainës jugore pasi do t’i jepte akses në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavi, tha se kjo tregon se Rusia dëshiron të pushtojë vendet e tjera dhe se sulmi ndaj Ukrainës do të ishte vetëm fillimi.

“Epo, kjo vetëm konfirmon atë që kam thënë shumë herë: pushtimi rus i Ukrainës ishte menduar vetëm si fillim, pastaj ata duan të kapin vende të tjera”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Sigurisht, ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Federatës Ruse. Por të gjitha kombet që, si ne, besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, duhet të luftojnë me ne. Ata duhet të na ndihmojnë, sepse ne janë të parët në këtë rrugë dhe kush është i radhës?“, shtoi ai.

Moldavia ka thirrur ambasadorin rus në përgjigje të komenteve të gjeneralmajor Rustam Minnekayev.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts