Dita e 6-të e gjyqit/ Nga blerja e heshtjes për historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump

dita e 6 te e gjyqit nga blerja e heshtjes per historite roze te goditja e kundershtareve dhe zgjedhjet e 2016 cfare deshmoi ish bashkepunetori i trump
dita e 6 te e gjyqit nga blerja e heshtjes per historite roze te goditja e kundershtareve dhe zgjedhjet e 2016 cfare deshmoi ish bashkepunetori i trump

NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara të Donald Trump dhe përfundoi me dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të tij, David Pecker i cili hodhi akuza në adresë të Michael Cohen, ish-avokati i Trump. Pecker foli për mënyrën se si ai i verifikoi akuzat për lidhjen e supozuar mes Trump dhe yllit të “Playboy” Karen McDougal në vitin 2016, ndërsa ishte në komunikim të vazhdueshëm me Michael Cohen. (Donald Trump nga ana e tij e ka mohuar aferën).

Vëmendja ndaj gjyqit të Trump është maksimale si brenda SHBA-së ashtu edhe jashtë kontinentit.

Fushata zgjedhore e presidencialeve të ardhshme amerikane është në kulmin e saj. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë synon të marrë të drejtën për të kandiduar përballë Joe Biden.

I pari që dëshmoi para trupës gjykuese ishte David Pecker, dikur botues i tabloidëve më të mëdhenj të Amerikës. Pecker është ish-CEO i “American Media Inc.” e cila deri në vitin 2019 ishte kompania botuese e revistës National Enquirer. Ai tashmë është dëshmitari i parë që dëshmoi kundër Trump, në një gjyq që akuzon ish-presidentin për 34 akuza si ato për fshehje dhe falsifikim të faturave për pagesat që ka bërë për të blerë heshtjen në dy histori rozë si dhe akuzohet për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2016, raporton CNN.

ish-bashkëpunëtor i Trump pranoi në gjykatën e Manhatanit se me dakordimin e Donald Trump dhe ish-avokatin tij Michael Cohen gjithashtu ish-bashkëpunëtor, ndihmoi fushatën duke eleminuar historitë që mund të kishin ndikim negativ.

Ai ka folur tani për dy nga tre aferat e Trump – por jo për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila ka të ngjarë të dëshmojë para gjykatës të enjten.

Pecker tha se ishte takuar me Trump dhe Cohen në vitin 2015, ku pranoi të ishte “syri dhe veshi” i fushatës dhe të kujdesej për historitë negative të ish-presidentit.

Në këtë takim, Donald Trump dhe Michael Cohen me kërkuan se ccfarë mund të bëja dhe çfarë mund të bënin revistat e mia për të ndihmuar fushatën e tij”, rrëfeu Pecker. “Unë do të dë orientoja dhe publikoja histori pozitive për zotin Trump dhe do të publikoja edhe në anën tjetër histori negative për kundërshtarët e tij”.

Megjithatë, Pecker tha se nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në pagesën prej 130 mijë dollarësh për Daniels. Roli i tij është i rëndësishëm për çështjen e prokurorëve, sepse ai vërteton se ekzistonte një model pagesash të bëra për të fshehur histori jo të këndshme për Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

“Mendoj se ishte një përfitim në të dyja anët, i ndërsjellë. Do të ndihmonte fushatën e tij dhe gjithashtu do të më ndihmonte mua“, tha Pecker për marrëveshjen.

Pecker “zhyt” thellë në komplot ish-avokatin e Trump, Michael Cohen
Pecker e konsideroi Cohen si “zemrën” e komplotit të supozuar gjatë dëshmisë në gjyq. Ai dëshmoi se Cohen ishte ndërmjetësi që Trump të shfaqte histori mediatike nga Pecker që nga viti 2007. Në takimin e gushtit 2015 në Trump Toëer, Pecker tha se do të njoftohte Cohen për historitë negative.

“Çdo gjë që dëgjoj në treg – nëse dëgjoj ndonjë gjë negative për ju ose nëse dëgjoj gjë për gratë që shesin histori, do ta njoftoja Michael Cohen siç kam bërë gjatë disa viteve të fundit”, tha Pecker.

Atëherë ai do të ishte në gjendje t’i pengonte ato që të botoheshin në një revistë tjetër ose dikush do të duhej t’i blinte”.

Gjatë fushatës së Trump në 2015 dhe 2016, Pecker tha se Cohen gjithashtu do të shfaqte histori për kundërshtarët politikë të Trump dhe do të sillte reagime në emër të “shefit”, siç i refrohej Cohen Trumpit.

“Michael Cohen do të më telefononte dhe do të më thoshte, “ne do të donim që ju të bënit një artikull negativ për dikë – le të themi për hir të argumentit – për Ted Cruz”, tha Pecker. “Më pas ai, Michael Cohen, do të më dërgonte informacione për Ted Cruz, Ben Carson ose Marco Rubio dhe kjo ishte baza e historisë tonë dhe më pas ne do ta “zbukuronim” lajmin“”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts