Dita e 61 e luftës | SHBA e konfirmon: Zyrtarët e lartë amerikanë takuan Zelenskyn në Kiev

dita e 61 e luftes shba e konfirmon zyrtaret e larte amerikane takuan zelenskyn ne kiev
dita e 61 e luftes shba e konfirmon zyrtaret e larte amerikane takuan zelenskyn ne kiev

08:17 25/04/2022

◾Uashingtoni ka konfirmuar se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin kanë udhëtuar në Kiev për bisedime të ditën e djeshme (e dielë).

◾Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Ukrainë nga zyrtarë amerikanë që nga fillimi i pushtimit dhe një gjë e tillë u bë publike vetëm kur dyshja u larguan.

◾Zyrtarët e lartë të SHBA takuan presidentin e Ukrainës, Zelensky dhe premtuan më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake.

◾Bombardimet ruse po vazhdojnë në lindje, duke shënuar vdekje civilësh si në Kharkiv ashtu edhe në Donetsk.

◾Ukraina deklaron se përpjekjet për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti port i shkatërruar i Mariupolit kanë dështuar sërish.

SHBA konfirmon se Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme.

Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA refuzoi të komentonte.

Por pasi dyshja dolën jashtë territorit ukrainas, Uashingtoni konfirmoi vizitën.

SHBA premton 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë

Pas takimit të zyrtarëve të lartë amerikan në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës.

Përveç kësaj, SHBA konfirmoi se do t’i shesë Kievit municion 165 milionë dollarë.

Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbajt i fshehtë për shkak të ruajtjes së sigurisë.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raporton CNN teksa citon një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts