Dita e 62 e luftës: “Duhet t’i japim fund luftës”, deklarata e shefit të OKB përpara bisedimeve me Putin

dita e 62 e luftes duhet ti japim fund luftes deklarata e shefit te okb perpara bisedimeve me putin
dita e 62 e luftes duhet ti japim fund luftes deklarata e shefit te okb perpara bisedimeve me putin

08:21 26/04/2022

◾Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po zhvillon bisedime me presidentin rus Vladimir Putinin në Moskë.

◾Bisedimet vijnë pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi për kërcënimin të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore.

◾Lavrov kishte thënë më herët gjithashtu se ekzistonte një rrezik “i konsiderueshëm” që konflikti të përshkallëzohej në armë bërthamore.

◾Nga ana tjetër, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përgjigjet se Lavrov thjesht po përpiqet të “frikësojë botën që të mos mbështesë Ukrainën”.

◾Rusia më herët tha se kishte shkatërruar gjashtë nënstacione që furnizonin hekurudhat ukrainase të përdorura për transportin e armëve të huaja.

◾Rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ka raportuar Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

“Duhet t’i japim fund luftës”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i drejtohet Lavrovit

dita e 62 e luftes duhet ti japim fund luftes deklarata e shefit te okb perpara bisedimeve me putin 1

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mirëpritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë.

Duke folur në fillim të bisedimeve me Lavrov, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin ditën e sotme ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, armëpushim dhe paqe.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Shefi i OKB-së ka thënë gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend.

Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura.

Mbretëria e Bashkuar: Bie qyteti i Kreminës në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar në përditësimin e saj të përditshëm se qyteti i Kreminës në Luhansk ka rënë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sipas raporteve të mëparshme, forcat ruse kishin nën kontroll Kreminën, një qytet ukrainas me rreth 18,000 banorë.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftime të ashpra u raportuan në jug të qytetit të Izyum, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja.

Në këtë raport, po ashtu u tha se forcat ruse ka të ngjarë të përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara të Ukrainës në lindje të Ukrainës.

Rusia: Vramë 500 ushtarakë ukrainas brenda natës

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, forcat ajrore ruse goditën 87 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke vrarë rreth 500 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Këto pretendime nuk janë verifikuar akoma.

Ndërkohë, ditën e djeshme, inteligjenca britanike tha se rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Pas pretendimit të Rusisë se NATO është e përfshirë në luftë, reagon Mbretëria e Bashkuar

Pretendimet e Moskës nëpërmjet deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Lavrov se aleatët perëndimorë mund të provokojnë një konflikt më të gjerë duke furniziuar Ukrainën me armë, janë hedhur poshtë duke u quajtur si të pakuptimta nga ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Si përgjigje ndaj ministrit të jashtëm rus se dërgesat e armatimeve në Ukrainë nënkuptonin se NATO ishte “në thelb e përfshirë në luftë”, ministri i forcave të armatosura James Heappey tha se e gjithë kjo është një absurditet.

“Sergei Lavrov mund të reflektojë gjithashtu se arsyeja që ka një luftë në Ukrainë tani është sepse Rusia kaloi kufijtë e një vendi sovran dhe filloi të pushtojë territorin e tyre. E gjithë kjo zhurmë nga Moska është thjesht absurditet i plotë”, tha Heappey për Sky News.

Shefi i OKB-së Guterres do të takohet sot me Vladimir Putinin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më vonë gjatë ditës së sotme, por pritshmëritë pozitive nga ky takimi thuhet se janë të ulëta pas disa përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tani.

Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet që të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Ukraina i ka kërkuar OKB-së që të garantojë një corridor humanitar për të evakuuar civilët të cilët strehohen brenda Azovstal. Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.

SHBA do të nisë gjithashtu bisedimet në lidhje me mbrojtjen në Ukrainë me dhjetëra vende sot, ku pritet të nisë me sekretarin e mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin që do të jetë mikpritës në Gjermani.

Këto bisedime vijnë pasi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore është serioz dhe kritikoi qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, megjithatë, u përgjigj se Lavrov po përpiqej të frikësonte botën për shkak të mbështetjes që po i  japin Ukrainës.

Ministri i Ukrainës: Rusia përpiqet të frikësojë Perëndimin me paralajmërimin e Luftës së Tretë Botërore

dita e 62 e luftes duhet ti japim fund luftes deklarata e shefit te okb perpara bisedimeve me putin 2

Pas komenteve të Lavrov se rreziku për përdorimin e armëve bërthamore është real, ka reaguar dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ky i fundit ka shkruar në Twitter se deklaratat e fundit të Lavrovit ishin një tregues se Rusia ka humbur shpresën e saj të fundit për të frikësuar botën që të mos mbështesë Ukrainën.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë se Moska ndjen humbjen në Ukrainë,” shkroi Kuleba në Twitter.

Kujtojmë se disa ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë më 24 Shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë deklaruar se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore.

Lavrov: Në thelb NATO është e përfshirë në një luftë me Rusinë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur se dërgesat e armatimit perëndimor në Ukrainë nënkuptojnë se në thelb, aleanca e NATO-s është “e përfshirë në luftë me Rusinë”.

“NATO në thelb, është e përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, u shpreh ministri i jashtëm rus.

Lavrov tha gjithashtu se këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë.

“Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special”, tha Lavrov.

Lavrov: Kërcënimi për luftë bërthamore është real

Në një prononcim për mediat ruse, ministri i jashtëm Sergei Lavrov ka paralajmëruar se ka mundësi që konflikti të përshkallëzohet me armë bërthamore.

Lavrov shtoi se Moska dëshiron që të shmangë rreziqet e ngritura të një konflikti të tillë.

“Rreziqet e luftës bërthamore janë serioze dhe reale dhe Kremlini dëshiron të zvogëlojë të gjitha shanset për t’i ngritur këto rreziqe. Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë“, u shoreh Lavrov.

Ministri i jashtëm rus po ashtu akuzoi presidentin ukrainas Zelensky duke e quajtuar atë një “aktor të mirë”.

“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, tha kryediplomati rus për presidentin e Ukrainës.

Disa ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë më 24 Shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts