Dita e 75 e luftës: Bota pret fjalimin e Putinit ndërsa Rusia shënon Ditën e Fitores

08:27 09/05/2022

◾Presidenti rus, Vladimir Putin do të kryesojë një paradë të madhe ushtarake në Moskë që shënon fitoren ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

◾Ka spekulime se Putini mund të përdorë rastin dhe gjatë fjalimit të tij t’i shpallë luftë zyrtare Ukrainës.

◾Kremlini thotë se parada do të zhvillohen në 28 qytete ruse ku do të marrin pjesë 65,000 njerëz, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.

◾Në fjalimin e tij referuar Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Rusia po përsëriste mizoritë naziste.

◾Ndërkohë, kancelari gjerman mbështeti vendimin e qeverisë së tij për të dërguar armë në vend.

◾Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një bombë ra në një shkollë në Ukrainën lindore.

A mund të shpallë Putin një luftë gjithëpërfshirëse?

Rusia ka deklaruar se nuk ka kuptim që t’i shpallë një luftë zyrtare gjithëpërfshirëse Ukrainës në Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Deri më tani, Moska ka mohuar se është në një luftë dhe i është referuar pushtimit të Ukrainës si një “operacion special ushtarak”. Nga ana tjetër, zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Të mos harrojmë se në ditët para pushtimit rus në Ukrainë më 24 Shkurt, zyrtarët rusë hodhën poshtë dhe madje ironizuan pretendimet për një pushtim të afërt, megjithatë ata pushtuan duke zënë në befasi shumë ukrainas.

Rusia feston Ditën e Fitores nën hijen e luftës në Ukrainë

Rusia po përgatitet që të mbajë paradën e saj vejtore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete anembanë Rusisë, në shenjë ndaj fitores kundrejt Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Ngjarja përfshin trupa, tanke, të cilat pritet të parakalojnë nëpër kryeqytet si një shfaqeje e fuqisë së Kremlinit.

Por parada e këtij viti vjen pasi siç e citon dhe BBC News, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, me ushtrinë e saj tani të fokusuar në betejat në lindje të vendit pasi nuk arriti të pushtojë kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha.

Pritet që Presidenti rus Vladimir Putin të flasë në Sheshin e Kuq pas disa orësh.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.