
08:29 12/05/2022
◾Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin do të përcaktojnë ditën e sotme qëndrimet e tyre për anëtarësimin në NATO.
◾Nga ana tjetër, Rusia ka paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse bashkohen me NATO-n.
◾Suedia dhe Finlanda kanë parë rritjen e mbështetjes publike për anëtarësimin në NATO që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
◾Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka nënshkruar ditën e djeshme deklarata sigurie për Suedinë dhe Finlandën, ku është zotuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar nëse ushtarakët e tyre sulmohen.
◾Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka quajtur Rusinë “kërcënimin më të drejtpërdrejtë” për rendin botëror, duke pasur parasysh pushtimin e saj në Ukrainë.
A do të anëtarësohet Finlanda në NATO?
Të gjithë sytë janë tani tek Finlanda, pasi presidenti dhe kryeministrja e këtij shteti janë shumë të vendosur për të parashtruar qëndrimet e tyre nëse vendi mund të anëtarësohet ose jo në NATO.
Vendi nordik ka pasur një histori të gjatë neutraliteti. Ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë nuk po ndalet, nivelet e mbështetjes publike për anëtarësim janë rritur në nivele rekord, me 76% të finlandezëve dhe 57% e suedezëve thonë se e mbështesin një gjë të tillë.
Por jo të gjithë janë dakord se kjo do t’i bëjë vendet e tyre më të sigurta. Dhe Rusia, e cila përdor zgjerimin e NATO-s si pretekst për pushtimin e saj është fuqimisht kundër kësaj lëvizjeje.
REDAKSIA TVKLAN.AL