Dita e 89 e luftës | OKB: Numri i njerëzve të zhvendosur në mbarë botën shkon 100 milionë

08:24 23/05/2022

◾Në një raport të fundit të OKB-së, thuhet se lufta ka bërë që numri i njerëzve të cilët janë zhvendosur në mbarë botën të rritet në 100 milionë për herë të parë.

◾Agjensia për refugjatët deklaron se shifra duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve.

◾Sipas raportit, tetë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, ndërsa gjashtë milionë të tjerë janë larguar nga vendi.

◾Forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre në rajonin lindor të Donbasit, me fokus në qytetin Severodonetsk.

◾Thuhet se forcat ruse kanë bërë përparime të kufizuara drejt qytetit, ku mendohet se po planifikojnë një rrethim të ri.

◾Qeveria ukrainase tha se Kievi nuk do të pajtohej me një marrëveshje armëpushimi me Moskën që përfshin dhënien e ndonjë territori.

OKB: Një rekord që nuk duhet të ishte vendosur kurrë

“Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi tani ka kaluar kufirin befasues prej 100 milionë për herë të pare një rekord ky, i nxitur nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera vdekjeprurëse”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Përmes një deklarate, Filippo Grandi ka thënë se kjo është një shifër e zymtë, kthjelluese dhe alarmante në të njëjtën masë.

“Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet themelore që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.”

OKB thotë se lufta në Ukrainë ka zhvendosur tetë milionë brenda vendit dhe më shumë se gjashtë milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit.

Vitin e kaluar, numri i të zhvendosurve sipas raportit të OKB-së u rrit në 90 milionë për shkak të dhunës dhe konfliktit në vende si Etiopia, Burkina Faso, Mianmari, Nigeria, Afganistani dhe Republika Demokratike e Kongos.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.