Dita e 89 e luftës | Ukraina mund të humbasë deri në 100 jetë në ditë në lindje të vendit

08:24 23/05/2022

◾Në një raport të fundit të OKB-së, thuhet se lufta ka bërë që numri i njerëzve të cilët janë zhvendosur në mbarë botën të rritet në 100 milionë për herë të parë.

◾Agjensia për refugjatët deklaron se shifra duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve.

◾Sipas raportit, tetë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, ndërsa gjashtë milionë të tjerë janë larguar nga vendi.

◾Forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre në rajonin lindor të Donbasit, me fokus në qytetin Severodonetsk.

◾Thuhet se forcat ruse kanë bërë përparime të kufizuara drejt qytetit, ku mendohet se po planifikojnë një rrethim të ri.

◾Qeveria ukrainase tha se Kievi nuk do të pajtohej me një marrëveshje armëpushimi me Moskën që përfshin dhënien e ndonjë territori.

Biden: Rusia duhet të paguajë çmimin afatgjatë për pushtimin në Ukrainë

Presidenti i SHBA, Joe Biden i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, është shprehur se Rusia duhet të paguajë një çmim afatgjatë për pushtimin e saj në Ukrainë, përsa i përket sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj.

I pyetur nëse SHBA do të mbronte Tajvanin në qoftë se do të sulmohej nga Kina, presidenti amerikan tha se do ta bënte.

“Ky është angazhimi që kemi marrë. Ne ramë dakord me politikën “Një Kinë”, ne e nënshkruam atë … por ideja që Tajvani mund të merret me forcë nuk është përshtatshme”, u shpreh Biden.

Zelensky: Ukraina mund të humbasë 50-100 jetë çdo ditë në lindje të vendit si pasojë e luftës

Gjatë një konference për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina mund të humbasë 50-100 jetë çdo ditë në lindje të vendit si pasojë e luftës.

Zelensky tha se të vrarët po mbronin Ukrainën në drejtimin më të vështirë.

Presidenti ukrainas nuk dha më shumë detaje, por komentet duket se i referohen humbjeve ushtarake dhe janë një shenjë se sa të ashpra janë luftimet në lindje.

Sjellim në vëmendje se forcat ruse kanë shtuar përpjekjet e tyre për të kapur qytete në rajonin lindor të Donbasit, me fokus në qytetin Severodonetsk.

Gjyqi i parë për krimet e luftës në Ukrainë, pritet vendimi për ushtarin rus

Në gjyqin e parë për krimet e luftës që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, pritet që të merret një vendim. Ushtari rus Vadim Shishimarin, 21 vjeç është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pas fillimit të pushtimit.

Sipas prokurorëve, ai dhe katër ushtarë të tjerë vodhën një makinë dhe ndërsa udhëtonin pranë Chupakhivka, takuan një burrë 62-vjeçar i cili po ecte me biçikletë.

Referuar prokurorëve, Shishimarin u urdhërua të vriste civilin dhe përdori një pushkë kallashnikov për ta kryer krimin. Ushtari përballet me burgim të përjetshëm.

Ukraina deri më tani ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia. Moska ka mohuar që trupat e saj të kenë vënë në shënjestër civilët, por hetuesit kanë mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’i sjellë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë.

Mbretëria e Bashkuar: Numri i të vdekurve në Rusi është i barabartë me atë të konfliktit afgan

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, tha në përditësimin më të fundit të inteligjencës se në 3 muajt e parë të luftës, Rusia ka të ngjarë të ketë pasur një humbje të jetëve të ngjashëm me atë nga lufta nëntëvjeçare e Bashkimit Sovjetik në Afganistan.  

Sipas BBC News, shkalla e lartë e viktimave ruse në ofensivën e Donbasit mund të shpjegohet me një kombinim të taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimit të kufizuar ajror dhe mungesës së fleksibilitetit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se ato viktima, ndërsa vazhdojnë të rriten, do të bëhen më të dukshme për publikun rus dhe pakënaqësia publike me luftën mund të rritet.

Sjellim në vëmendje se Bashkimi Sovjetik humbi të paktën 15,000 ushtarë në konfliktin afgan duke u përpjekur të mbështeste një qeveri komuniste. Lufta u bë një ngërç i përgjakshëm dhe shihet si një faktor në rënien e Bashkimit Sovjetik.

OKB: Një rekord që nuk duhet të ishte vendosur kurrë

“Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi tani ka kaluar kufirin befasues prej 100 milionë për herë të pare një rekord ky, i nxitur nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera vdekjeprurëse”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Përmes një deklarate, Filippo Grandi ka thënë se kjo është një shifër e zymtë, kthjelluese dhe alarmante në të njëjtën masë.

“Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet themelore që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.”

OKB thotë se lufta në Ukrainë ka zhvendosur tetë milionë brenda vendit dhe më shumë se gjashtë milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit.

Vitin e kaluar, numri i të zhvendosurve sipas raportit të OKB-së u rrit në 90 milionë për shkak të dhunës dhe konfliktit në vende si Etiopia, Burkina Faso, Mianmari, Nigeria, Afganistani dhe Republika Demokratike e Kongos.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com