Dita e 95 e luftës: Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit të lirojë luftëtarët e Azovstal

dita e 95 e luftes macron dhe scholz i kerkojne putinit te liroje luftetaret e azovstal
dita e 95 e luftes macron dhe scholz i kerkojne putinit te liroje luftetaret e azovstal

08:42 29/05/2022

◾Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë mbeten të bllokuara.

◾Djali, 6 vjeç, i cili humbi familjen e tij në Ukrainë, i shkruan një letër të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson.

◾Scholz dhe Macron thirrje Putinit të lirojë luftëtarët ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

◾Putin u thotë liderëve francezë dhe gjermanë se është i gatshëm të diskutojnë përsa i përket dërgesave të grurit të Ukrainës.  

◾Rusia pretendon se ka marrë qytetin e Lyman, ndërkohë që forcat ruse po kryejnë operacione sulmi në Severodonetsk.

Ambasadori rus në Britani: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë

dita e 95 e luftes macron dhe scholz i kerkojne putinit te liroje luftetaret e azovstal 1

Ambasadori rus në Britani tha për BBC se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore taktike në luftën kundër Ukrainës. Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.

Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.

“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha ai për Sunday Morning.

Kur presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të Shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ky veprim u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.

Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO. Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga “çfarë po shkon keq në Ukrainë”, duke thënë se Rusia ishte prapa planit në pushtimin e saj pas vetëm disa ditësh dhe duke u përpjekur t’i “kujtojë botës” se kishte një pengesë.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

Scholz dhe Macron thirrje Putinit të lirojë luftëtarët ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë kërkuar Vladimir Putinit të Rusisë që të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin e Ukrainës.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz folën me Putinin me telefon për 80 minuta. Të dy udhëheqësit këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse.

Presidenti rus tha se Moska ishte e hapur për rifillimin e dialogut me Kievin, sipas Kremlinit. Por nuk u përmend mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Putinit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha më herët se ai nuk ishte “i etur” për bisedime, por shtoi se ato ka të ngjarë të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit. Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbajtur raunde të shumta bisedimesh nga distanca dhe personalisht që prej nisjes së agresionit rus më 24 Shkurt, por përpjekjet kanë ngecur.

Franca dhe Gjermania i kërkuan gjithashtu Putinit të lirojë 2,500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Fabrika u bë streha e fundit në qytetin port jugor, i cili u përball me bombardimet e pamëshirshme nga forcat ruse dhe tani shtrihet në rrënoja.

Gjithashtu gjatë bisedës, liderët francezë dhe gjermanë i kërkuan Putin të heqë bllokadën e Rusisë ndaj portit ukrainas të Odesa-s, për të lejuar eksportet e grurit. Kremlini tha se Putin u ofrua të shikonte opsionet, për të ndihmuar në adresimin e rrezikut të një krize globale ushqimore  por kërkoi që Perëndimi të hiqte sanksionet.

Rusia paralajmëroi gjithashtu Francën dhe Gjermaninë kundër shtimit të furnizimeve me armë në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të rrisë edhe më tej destabilitetin. Pavarësisht kësaj, fakti që dy liderët më të fuqishëm në BE po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus është domethënës.

Thirrja e tyre për një zgjidhje diplomatike edhe kur forcat ruse përparojnë në Donbas nuk mbështetet nga të gjithë aleatët perëndimorë, të cilët kanë frikë se mund të ushtrojë presion mbi Ukrainën për të lëshuar territorin në këmbim të paqes.

Forcat ruse kryejnë operacione sulmi në Severodonetsk

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se Luftimet për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk po vazhdojnë dhe forcat ruse po kryejnë operacione sulmi.

“Me përdorimin e artilerisë, forcat ruse kryen operacione sulmi në zonën e qytetit të Severodonetsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë në faqen e saj në Facebook.

“Lufta vazhdon.”

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts