Dita e çlirimit, Ruçi: Vetëm me mbështetjen e SHBA, BE dhe NATO-s e ardhmja e Kosovës është e sigurt

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot Ditën e Lirisë së Kosovës. Përmes një urimi, Ruçi thekson se vetëm me mbështetjen e ShBA, BE dhe NATO-s e ardhmja e Kosovës është e sigurt.

“Sot Kosova kremton Ditën e Lirisë, e cila shënon datën e ndërhyrjes së NATO-s, dislokimin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, më 12 qershor 1999.

Dita e Lirisë është dita të rikujtojmë se vetëm vendosmëria e aleatëve të mëdhenj dhe të përhershëm strategjikë të Shqipërisë, ShBA, BE dhe NATO-s, kurorëzoi luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëri të mundur çlirimin e Kosovës.

Lufta e popullit kosovar dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe rezultati i saj është Kosova e lirë dhe e pavarur. Kosova dhe Ushtria e saj Çlirimtare ishin në anën e drejtë dhe të duhur të historisë. Dita e Lirisë së Kosovës është dita të rikujtojmë se ashtu si luftën për çlirim dhe pavarësi, edhe përpjekjet për zhvillim e përparim, dialogun me Serbinë dhe ndërtimin e paqes në rajon, Kosova mund, duhet dhe do t’i realizojë me sukses vetën në partneritet të ngushtë dhe duke iu bashkuar vizionit te aleatëve të përhershëm strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE-së.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *