Dita e Çlirimit të Skraparit/ Çela: Lavdi Heronjve! Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra luftuan për një Shqipëri më të mirë





Ish-kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit Ardit Çela ka përkujtuar sot 5-shtatorin, ditën e Çlirimit të Skraparit.

Ardit Çela

Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë e atdhedashës në rrethin e Skraparit luftuan për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Çela në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Ai kujton se gjyshi i tregonte me krenari për shtypshkronjën që kishin në shtëpi, ku shtypeshin dhe shpërndaheshin traktet dhe udhëzimet e kohës.

Mesazhi i plotë

Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë e atdhedashës në rrethin e Skraparit luftuan për një Shqipëri më të mirë. Nga kujtimet e gjyshit, por edhe të dashamirësve që sot i kujtojnë vlerat e zonës tonë, me krenari më tregonin për shtypshkronjën që kishim brenda shtëpisë tonë, nga ku shtypeshin e shpërndaheshin traktet dhe udhëzimet e kohës.

Sot është 5-Shtatori, Çlirimi i Skraparit. E përkujtojmë me Lavdi këtë ditë, në nderim dhe respekt tē të gjithë atyre që luftuan e punuan për një Shqipëri të lirë!

Lavdi Dëshmorëve!

Lavdi Heronjve!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *