Dita e katërt e pushtimit rus në Ukrainë/ Betejë dhe shpërthime në rrugët e Kievit dhe në Okhtyrka, vriten 6 civilë, mes tyre një vajzë 7 vjeçe. Hidhet në erë tubacioni i gazit

Teksa lufta ka hyrë në ditën e saj të katërt, gjashtë vdekje në radhët e civilëve u raportuan në Okhtyrka. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën 6 ukrainas – përfshirë një vajzë 7-vjeçare vdiqën pas një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Ndërkohë, që dy shpërthime u raportuan në jug-perëndim të Kievit dhe një tubacion gazi natyror hidhet hodh në erë në Kharkiv.
Qeveria ukrainase tha se tymi mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore.

Një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, por që janë mohuar nga ana e Rusisë, shkruan BBC.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka pretenduar se janë kryer “krime lufte” dhe ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com