Dita e pushimit për administratën/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj punonjësve të shtetit: Ta dinte Nënë Tereza që do shëlleheshin në sarajet e çdo oligarku…





Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe ka reaguar ashpër dhe me ironi për faktin që punonjës të administratës shtetërore, të cilët sot e kanë ditë pushimi për shkak të Shenjtërimit të Nënë Terezës, “po shëllëhen” sipas tij në bregdet.

brace

Duke bërë ironi në postimin e tij në rrjetet sociale, Braçe thotë se ta dinte humanistja Nënë Tereza që në këtë ditë kushtuar saj, punonjësit e shtetit do er përdornin për ‘pushim luksoz’, “do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!”.

Ndërkohë Braçe ka një përshëndetje për të gjithë punonjësit e profesioneve që nuk “njohin” ditë të tilla pushimi por janë në shërbim të qytetarëve.

“Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!”.

POSTIMI I PLOTE

Ta dinte NENE TEREZA qe
shenjterimi i saj,
do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI,
ne Jale tek CMENDURIA,
ne Hamalle tek DALLGA,
ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku,
do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!
ME KEMBE NE TOKE!

#Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot,
nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!

erion brace

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *