“Dita e ripërtëritjes”- Lulzim Basha, mesazh urimi për Pashkët nga Kisha e Jubës: Qoftë një fillim i ri për të gjithë shqiptarët



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë për vizitë tek Kisha e Jubës në Durrës me rastin e Pashkëve që festohet nga besimtarët katolikë. 

bashak kisha 4

Basha uroi të gjithë besimtarët Katolik për një Pashkë sa më të mbarë dhe për një fillim të ri për të gjithë.

Gjithashtu kryedemokrati u ndal edhe te simbolika e festës duke e konsideruar si “një ditë të ripërtëritjes”, ndërsa uroi për një fillim të ri për besimtarët por edhe gjithë shqiptarët.

Don Mirgeli faleminderit për mikpritjen. Ju uroj nga zemra me shëndet pashkët. Gëzuar e për shumë vjet ju, gjithë besimtarëve katolik të Jubës së Durrësit, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptarë. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes. Ripërtëritjes të besimit, të jetës, të virtytet e jetës, e restartit ka thënë Papa Francesko para dy vjetësh, e fillit të ri. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët!”, u shpreh kryedemokrati.

Basha kisha 1 Basha kisha 2 bashak kisha 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *