Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Presidenti Meta: Shembulli i saj mesazh frymëzues për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore





Presidenti Ilir Meta në një mesazh në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, thotë se shembulli i saj vjen si mesazh frymëzimi dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra, për një Shqipëri më të dhembsur dhe njerëzore. 

presidenti Ilir Meta

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!”, shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

MESAZHI I PLOTË 

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!

nene 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *