Dita e Tokës, protesta kundër naftës dhe gazit rus

19:21 22/04/2022

Aktivistët e klimës thirrje për ndalimin e ndërtimit të infrastrukturës së karburanteve fosile

Aktivistët e ndryshimeve klimatike zhvilluan një valë protestash me rastin e Ditës së Tokës, ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të importeve të naftës dhe gazit rus.

Në Berlin, Varshavë, Bruksel dhe gjetkë u mblodhën jashtë ndërtesave të qeverisë, duke shpërndarë rubla me njolla të kuqe për të simbolizuar gjakun, një shenjë që kundërshton ndryshimet klimatike dhe luftën në Ukrainë njëkohësisht.

Një sërë aktivistësh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kishin planifikuar gjithashtu një protestë.

Kur Gjermania vazhdon të blejë gaz dhe naftë nga Rusia, kjo do të thotë se ajo po paguan për të ndërtuar makineri të reja ushtarake, bomba të reja, të cilat po vrasin ukrainasit”, thotë Natalia Gozak, kreu i grupit të shoqërisë civile EcoAction, nga Lviv.

Protestat synojnë të përforcojnë thirrjet për mbrojtjen e mjedisit në të gjithë globin, veçanërisht në Ditën e Tokës.

Këto protesta vijnë tre javë pasi një raport i shkencëtarëve të OKB-së për klimën paralajmëroi se ka mbetur pak kohë për të frenuar emetimet e gazeve serë mjaftueshëm për të parandaluar pasojat e  ndryshimeve klimatike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.