
08:05 07/03/2022
PËRDITËSIMI I FUNDIT
◾Rusia do të ndalë sulmet në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës për të lejuar civilët të largohen, sipas mediave shtetërore ruse.
◾Por njerëzve në Kiev do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusi, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon vetëm në Rusi.
◾Kjo vjen pas dështimit të dy përpjekjeve për armëpushim në qytetin jugor të Mariupol gjatë fundjavës.
◾Katër persona, përfshirë një grua dhe dy fëmijë u vranë nga sulmet gjatë kohës që banorët po tentonin të largoheshin nga Irpin, qytet pranë Kievit.
◾Pas sulmit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për vrasjen e civilëve.
◾Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në 13 vjet për shkak të krizës.
◾Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të nisë një sulm të gjithanshëm në Kiev.
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al