Dita e XIII e luftës: Nis evakuimi i civilëve në Sumy dhe Irpin (Zhvillimet minutë pas minute)

08:15 08/03/2022

PËRDITËSIMI I FUNDIT ORA 10:47

◾Kreu humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, i bën thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të mundësojnë kalim të sigurt për civilët që ikin nga luftimet.

◾Bombardiet ruse vijojnë të pengojnë evakuimin e civilëve nga qytete si Kievi, Mariupol, Sumy dhe Kharkiv, thotë Ukraina.

◾Mediat shtetërore ruse thanë se ishin gati të rihapnin korridoret humanitare të martën në mëngjes.

◾Në një video-mesazh të hënën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cilësoi propozimet ruse për evakuim si cinike.

◾Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se një gjeneral rus është vrarë në luftime pranë qytetit të Kharkiv

◾Një raund i katërt i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë pritet të martën pasi raundi i tretë përfundoi me pak marrëveshje.

◾Zëvendëskryeministri rus paralajmëron se Moska mund të hakmerret kundër sanksioneve europiane duke ndërprerë gazin natyror për bllokun.

21 të vrarë nga sulmi ajror i një nate më parë në Sumy

Të paktën 21 është numri i viktimave nga një sulm ajror rus i ndodhur të gjatë orëve të vona të një nate më parë në rajonin e Sumy.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritete ukrainase që thonë po ashtu se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Ndërkohë, aktualisht ka nisur evakuimi i civilëve nga ky rajon pasi Rusia tha se do të mbante një armëpushim të përkohshëm.

Nis evakuimi i civilëve në Sumy dhe Irpin

Ukraina nisi sot evakuimin e civilëve nga qyteti verilindor i Sumy dhe nga qyteti Irpin pranë Kievit, thanë zyrtarët ukrainas. Të dyja zonat kanë qenë nën bombardime të rënda të ushtrisë ruse.

Evakuimet filluan pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas ranë dakord të krijonin “korridore humanitare” për të lejuar civilët të dilnin nga disa qytete dhe qytetet e rrethuara nga forcat ruse.

Mbetet për t’u parë nëse familjet do të mund të shpëtojnë nga zonat e konfliktit në pjesë të tjera të vendit, si Mariupol në jug, i cili është nën sulm prej ditësh.

Për ditë me radhë evakuimi i sigurt i civilëve ka dështuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Një problem kyç i ofertës ruse të korridorëve humanitarë është që ato të çojnë në Rusi ose në Bjellorusi, aleati kryesor i Kremlinit. Ukraina e ka quajtur këtë të papranueshme, duke pasur parasysh se pushtimi dhe bombardimet ruse janë arsyeja që civilët po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Rusia: Kemi hapur korridore humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës

Civilët po lejohen të ikin gjatë një armëpushimi të përkohshëm në qytetet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kiev dhe Mariupol, shkruan agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Ajo thotë se trupat e saj nuk po sulmojë, megjithatë të gjitha tentativat e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.

Në Irpin, në rajonin e Kievit, një familje u vra nga bombardimet teksa po përpiqeshin të evakuoheshin.

Rusia mund ta lerë Europën pa gaz

Të hënën, Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi vazhdon dhe ndalon naftën ruse.

Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastrofike” për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi.

SHBA e hodhi idenë e një ndalimi të mundshëm si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë këtë propozim të hënën.

BE merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia.

Novok tha se Rusia ka çdo të drejtë të hakmerret dhe vuri në dukje vendimin e Gjermanisë muajin e kaluar për të bllokuar certifikimin për gazsjellësin e dytë Nord Stream midis dy vendeve.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.