Dita e XIX e luftës| Pritet të nisë raundi i 4 i bisedimeve, SHBA: Rusia i kërkoi Kinës armë (Zhvillimet minutë pas minute)

08:31 14/03/2022

LAJM I PËRDITËSUAR NË ORËN 08:32

◾SHBA: Rusia i ka kërkuar Kinës armë dhe ndihmë financiare pas sanksioneve perëndimore, ndërsa vazhdon të pushtojë Ukrainën

◾Megjithatë, ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund të konfirmojë që Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake dhe forma të tjera ndihme.

◾Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar sërish Perëndimit të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, duke paralajmëruar se është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin e NATO-s.

Zyrtarët në portin e Mariupolit thonë se më shumë se 2,100 civilë kanw vdekur në qytetin e rrethuar nga forcat ruse.

◾140,000 civilë ukrainas janë evakuuar nga zonat e konfliktit, por përpjekjet për të larguar njerëzit nga Mariupol kanë vazhduar të dështojnë.

◾Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, forcat detare ruse kanë vendosur një bllokadë të bregut të Detit të Zi të Ukrainës, duke e izoluar vendin nga tregtia detare.

◾Të paktën 35 njerëz u vranë dhe 134 u plagosën kur deri në 30 raketa qëlluan në një bazë stërvitore ushtarake pranë kufirit me Poloninë.

SHBA: Rusia i ka kërkuar armë Kinës

Raportet e SHBA-së thonë se Moska i ka kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se Kina mund të minojë përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, sipas burimeve të cituara nga The Washington Post dhe Financial Times.

Nga ana tjetër, ambasada e Kinës në Uashington thotë se nuk mund t’i konfirmojë këto raporte, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të kësja krize.

Më herët, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën t’i shmanget sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

“Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht Pekinit, se do të ketë pasoja për përpjekjet për shmangie të sanksioneve në shkallë të gjerë ose mbështetjen ndaj Rusisë”, ka thënë ai për CNN.

Bisedimet Ukrainë-Rusi pritet të rinisin sot

Një raund i 4 bisedimesh paqejeje mes Moskës dhe Kievit prit të nisë së shpejti dhe të zhvillohet përmes një video-konference ditën e sotme.  Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës vonë mbrëmë.

Raundet e mëparshme të bisedimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi dhe kanë përfunduar me shumë pak përparim drejt përfundimit të luftës. Megjithatë, Podolyak tha se duket se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ai tha: “Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj.  Është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj.”

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.