Dita e XVIII e luftës | Sulm ajror në bazën ushtarake Lviv (Zhvillimet minutë pas minute)

dita e xviii e luftes sulm ajror ne bazen ushtarake lviv zhvillimet minute pas minute
dita e xviii e luftes sulm ajror ne bazen ushtarake lviv zhvillimet minute pas minute

08:11 13/03/2022

LAJM I PËRDITËSUAR NË ORËN 08:12

Përmbledhje:

◾Ushtria e Ukrainës raporton se tetë raketa ruse u hodhën në Yavoriv, ​​pranë kufirit polak.

◾Sipas raportimeve, shpërthime ka pasur dhe pranë qytetit perëndimor të Ivano-Frankivsk.

◾Një nga vendet më të varfra të Evropës, Moldavia ka strehuar rreth 100,000 njerëz nga Ukraina duke sjellë kështu një rritje prej 4% të popullsisë së tyre.

◾Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pretendon se 1300 trupa ukrainase kanë vdekur në konflikt deri më tani.

◾Ukraina pretendon gjithashtu se trupat ruse qëlluan mbi një kolonë me gra dhe fëmijë që evakuonin një fshat afër Kievit, duke vrarë shtatë persona.

Sulm ajror në bazën ushtarake Lviv pranë kufirit polak

Lviv, një zonë në perëndim të Ukrainës që më parë mendohej e sigurt dhe ku refugjatët po iknin, është goditur nga një sulm ajror rus. Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, ​​afër kufirit polak, u godit nga tetë raketa këtë të dielë, thonë zyrtarët.

Zëdhënësi ushtarak Anton Mironovich tha se deri më tani nuk raportohet për humbje jete, sipas Interfax Ukraine, një agjenci lokale e lajmeve.

Ky sulm në këtë zonë është afër Polonisë dhe potencialisht një paralajmërim për NATO-n, e cila shpesh e përdor bazën si një vend trajnimi.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts