Dita e XXIII e luftës: Rusia sulmon pranë qytetit perëndimor të Lviv (Zhvillimet minutë pas minute)

08:17 18/03/2022

◾Shtëllunga të mëdha tymi janë parë nga një zonë pranë qytetit Lviv. Ky qytet ndodhet në Perëndim të Ukrainës, pjesë e cila është sulmuar së fundmi nga Rusia.

◾Kryebashkiaku i Lviv thotë se raketat ruse kanë goditur një zonë pranë aeroportit ndërkombëtar.

◾Ofensiva ushtarake e Rusisë është ngadalësuar si pasojë e kundërsulmeve të Ukrainës dhe problemeve logjistike.

◾SHBA thotë se progresi i Rusisë ka ngecur rreth vendit në disa linja të ndryshme.

◾Autoritetet kanë gjetur persona të gjallë në rrënojat e teatrit Mariupol, i cili u sulmua nga trupat ruse. Brenda mendohet se ka pasur 1 000-1 200 persona.

◾53 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve nga forcat ruse në Chernihiv./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts