
08:32 23/03/2022
◾Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rreth 100 mijë civilë kanë mbetur në Mariupol pa ushqim, ujë, ilaçe dhe nën bmbardime të vazhdueshme.
◾Zelensky ka shtuar se 7 mijë civilë mundën që të evakuoheshin të martën.
◾Presidenti Zelensky thotë se një autokolonë humanitare është kapur nga forcat tuse dhe punonjësit e qeverisë ukrainase janë marrë të burgosur.
◾Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Putini mund të përdorë armë bërthamore nëse Rusia përballet me “një kërcënim ekzistencial”.
◾Pentagoni i quan komentet bërthamore “të rrezikshme”, por shtohet se SHBA nuk ka parë nevojën që të ndryshojë qëndrimin e saj, të cilin e konsideron parandalues
◾Zyrtarët perëndimorë thonë se forcat ruse po përballen me mungesa serioze të ushqimit dhe karburantit dhe disa ushtarë kanë ngrirje.
REDAKSIA TVKLAN.AL