Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Presidenti Meta: Nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut. Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet kontributin në NATO





Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

presidenti Ilir Meta

Kreu i shtetit shprehet se sot nderojmë kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj që ranë në krye të detyrës në misione ushtarake jashtë atdheut.

Presidenti thotë se si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë.

Mesazh i Presidentit Meta

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, në vijën e parë të luftës për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *