Dita Ndërkombëtare e Romëve/ Ministrja Kushi: Ja disa nga politikat e MASR në mbështetje të komunitetit rom



Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar sot, në Elbasan, një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit rom.

JKushi

Në fjalën e saj, ministrja Kushi cilësoi fillimisht se “Modelet e suksesit nga komuniteti rom sot janë vetëm në rritje, falë ambicies e përkushtimit të tyre, por edhe falë punës së mirë që po bëhet gjatë këtyre viteve për gjithë përfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri”.

Ndërkohë, Kushi nënvizoi disa prej politikave të ndërmarra në të gjitha nivelet e arsimit, të cilat i vijnë në mbështetje komunitetit rom.

“Falë politikave tona në të gjitha nivelet e arsimit, kemi siguruar për komunitetin rom: tekste falas në gjithë sistemin parauniversitar; përjashtim nga tarifat në bachelor dhe përgjysmim të tyre në master; kuota të veçanta regjistrimi në të gjitha universitetet tona publike” – u shpreh ajo.

Në fund, Ministrja Kushi nënvizoi se MASR është e vendosur dhe e angazhuar për të zhvilluar më tej politika dhe projekte, të cilat mbështesin nxënësit dhe studentët romë dhe promovojnë kulturën, vlerat dhe të drejtat e tyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *