Dita ndërkombëtare e shamisë, deputetja shqiptare pozon me mbulesë në Instagram

Data 1 shkurt shënohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Shamisë.

Me rastin e kësaj date zakonisht shënohen aktivitete në luftimin e stigmës për vajzat me mbulesë, duke rivënë në theks se edhe ato duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në shkollim dhe qasje në institucione.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njihet si një nga zërat më të zëshëm rreth kësaj çështje, e cila ka ngritur zërin disa herë për të drejtat e vajzave me mbulesë.

Mu për ta shënuar këtë ditë, Balje vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi me shami, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Dita botërore e hixhabit”.

Duda ka pozuar disa herë në rrjetet sociale me shami, veçanërisht gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ajo e ka vënë shpesh në dukje se është një myslimane e devotshme, me besim të plotë në Zot dhe se agjëron çdo muaj të Ramazanit.

Duda është deputete e Kuvendit të Kosovës prej shumë mandatesh dhe është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj atraktive në parlament.

Duda.balje 266468354 132456659186538 3902182972825203505 N

Duda1

Duda

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.