“Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja”/ Kryedemokrati Basha uron të rinjtë për 8 dhjetorit: Idealet e studentëve të 90’ janë sot përballë diktaturës së korrupsionit









Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin. Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryedemokrati shkruan se kjo është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi historinë e vendit.

lulzimbasha

Sipas Bashës, thirrja e studentëve të 1990-ës, “Shqipëria si gjithë Europa” mbetet një amanet i të rinjve që sakrifikuan shumë për lirinë dhe demokracinë.

Postimi i Lulzim Basha:

8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!

8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo i dedikohet të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

ditaerinise

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *