“Ditë e errët për futbollin”- Presidenti i FIFA-s reagon pas trazirave në stadium që i morën jetën rreth 174 njerëzve: Tragjedi












Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se trazirat dhe rrëmuja që pasoi në një ndeshje futbolli në Indonezi ku humbën jetën 174 njerëz është një “ditë e errët” për sportin.

indonezi

Dhuna shpërtheu në një stadium në  East Java gjatë një ndeshjeje mes Arema dhe Persebaya Surabaya.

“Kjo është një ditë e zezë dhe një tragjedi. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe miqve të viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik”, u shpreh Gianni Infantino.

Presidenti i FIFA-s vazhdoi: “Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan. Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, të plagosurit, si edhe për popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën Aziatike të Futbollit, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *