Ditë zie për futbollin shqiptar/ Mbi 500 ndeshje zyrtare, ndahet nga jeta ish-gjyqtari ndërkombëtar








Ditë zie për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar, Shefqet Caslli.

Caslli

Mbi 500 ndeshje zyrtare, në plot 25 vite karrierë që nga 1960 deri në 1985. Caslli ngjiti maja në karrierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s.

Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e “Juventusit” në Shqipëri, por sëmundja i mori jetën në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar. “Panorama Sport”, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Caslli për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *