Ditëlindja e 3-vjeçarit në Turqi, kthehet në mort/ Mbyten në liqen 5 anëtarë të një familjeje. Vëlla e motër u gjetën me duar të shtrënguara, familjarët hynë për t’i shpëtuar, por…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Dy fëmijë, motër e vëlla, janë mbytur në liqenin e qytetit Amasya.

Ata ndodheshin në atë vend së bashku me familjen, për të festuar ditëlindjen e djalit 3-vjeçar, i cili gjeti vdekjen në ujërat e liqenit.

Bashkë me ta, janë mbytur edhe tre anëtarë të tjerë të familjes, që u futën në ujë për t’i shpëtuar. Gjyshja e fëmijëve 50 vjeçe, xhaxhai 19 vjeç dhe tezja e tyre 28-vjeçe nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.

Mediat tregojnë detaje tronditëse nga gjetja e trupave të të miturve. Ata thonë se në çastet që janë gjetur nga polumbarët, vëlla e motër, kanë qenë duke mbajtur shtrënguar duart e njëri-tjetrit.

“Ne i gjetëm fëmijët rreth tre metra larg trupave të gjyshes, xhaxhait dhe tezes së tyre. Ata ishin të kapur për dore, ishin momente të paharrueshme, mjaft të dhimbshme”, tha drejtuesi i ekipit të kërkim-shpëtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *