Ditëlindje pa të birin, nëna e Hashim Thaçit mbush 84 vjeç, deputetja i çon lule ne mungesë të ish-Presidentit (FOTO)

KOSOVA

Nëna e ish-Presidentit Hashim Thaçi ka mbushur 84 vjeç, por ajo po e feston pa djalin e saj.  Thaçi prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhet në paraburgimin e Hagës pasi akuzohet për krime lufte.

Gjithsesi deputetja e PDK, Ganimete Musliu i ka çuar lule nënës së Thaçit. Ajo e quan ‘’nënë e madhe’’ teksa thotë se nënat shqiptare asnjëherë nuk u dorëzuan, qëndruan të forta në çdo sfidë dhe dhanë kurajo për të punuar me dinjitet.

STATUSI NGA GANIMETE MUSLIU

Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.

Urime!

Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *