“Ditën e mirë”, nëna e Donjeta Pajazitajt rrëfen fjalët e fundit të vajzës pak para vrasjes: Autori ishte në varrim

Lumnije Pajazitaj nga fshati Strellc i Deçanit, ka folur për takimin e fundit me vajzën e saj të ndjerë, Donjeta Pajazitaj. Ajo ka thënë se vajza e saj ka qenë gjithmonë e urtë, e sjellshme dhe e dashur për familjen dhe të afërmit. “Kur kemi pasur mbledhje të prindërve në shkolla, të gjithë arsimtarët dhe profesorët kanë thënë për të se është vajzë e sjellshme. Kemi pasur vetëm fjalë të mira për të. Donjeta ka shkuar në fakultet, pak para se ta përfundonte vitin e tretë ishte punësuar në një market në Pejë“, ka thënë ajo në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Lumnije Pajzitaj thotë se në ditën e fundit vajza e saj ka qenë e njëjtë si gjithmonë. “Në ditën e fundit ajo ka qenë e njëjtë, është nisur në punë në ora në 20 minuta në 14:00. E kemi pasur dy kilometra me ec për më dal në rrugë kryesore ku arrinte autobusi, gjithmonë ka dalë në atë kohë kur ka punuar në ndërrimin e dytë“, u shpreh ajo. Ajo tha se “fjala e fundit me Donjetën e ka qenë nënë ditën e mirë kalofsh mirë, asgjë tjetër sikur çdo ditë tjetër”.

“Në mbrëmje ka telefonuar pronari ka thënë; “pse s’ka ardhur Donjeta ne punë”. Të gjithëve na u ka ndërpre buka, e kemi ditë se diçka e keqe ka ndodhë“, pohoi ajo. Ajo shtoi se 6 javë ditë nuk kanë ditur asgjë për të, dhe se nuk kanë pasur informata nga Policia e as nga kushërinjtë, duke shtuar se kur ka filluar procesi gjyqësor kanë dalë disa dëshmitarë. Trupi i saj është gjetur në ora 12:00, kurse në mbrëmje na ka lajmëruar Policia se është gjetur një trup i pajetë në bjeshkët e Strellcit, ka shkuar burri dhe djali dhe u konfirmua se është ajo”, tha ajo .

“Ne nuk kemi dyshuar asnjëherë se na ka vrarë dikush vajzën, Policia ka hasur dhe e ka zbuluar kush është vrasësi. Ai (Naser Pajazitaj) ka qenë edhe në varrim edhe ka qëndruar në të pame. Ka qenë vetë fizikisht i sëmurë, jo psiqikisht. Kamerat e fshatit Strellc, ai shihet se e merr në veturë dikë, nuk shihet para kamerave Donjeta, por shihet vetura. Ai e ka marrë në veturë, dhe kalon me shpejtësi të madhe. Ai gjithmonë i ka ndryshuar deklaratat rreth rastit”, theksoi tutje nëna e Donjetes.
Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave, dëgjimit të palëve, të pandehurin Naser Pajazitaj e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *