
11:57 02/05/2021
11 ditë me mbi 300 mijë infektime ditore
India shënoi një tjetër nivel të errët shifrash të pandemisë së koronavirusit. Këtë të diel u regjistruan më shumë se 392 mijë të prekur dhe mbi 3500 viktima, shifrat e dyta më të larta të gjithë periudhës së pandemisë.
24-orëshin e kaluar u shënua rekordi absolut që përbën edhe nivelin më të lartë global prej mbi 400 mijë infektimesh ditore. Për të 11-ën ditë, infektimet ditore janë mbi 300 mijë, një tjetër rekord kohëzgjatjeje të shifrave kaq të larta.
Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që kanë shënuar vetëm më 8 Janar, 300 mijë të prekur. Spitalet në gjithë vendin po punojnë jashtë kapaciteteve. Të sëmurve u jepen ndihma jashtë çdo standardi spitalor, ndërsa në mungesë të mjeteve dhe shtretërve bëhet seleksionimi i pacientëve në gjendje të rëndë të cilëve u jepet ndihma për të mbijetuar.
Mjete logjistike me oksigjen dhe pajisje ventilimi për mushkëritë po vijnë nga e gjithë bota. Nga kjo e diel hiqet kufiri i moshës për vaksinimin e të rriturve mbi 18-vjeç. Por vendi pritet të përballet me mungesa të theksuara dozash për popullsinë më të madhe në botë, rreth 1.5 miliardë.
Sakaq, vendet europiane vazhdojnë të kenë një situatë të qëndrueshme infektimesh, çka u ka dhënë mundësi qeverive të lehtësojnë më tej masat anti-COVID gjatë kësaj fundjave.
Tv Klan
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al