Dje braktisi sallën, vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa

Vijon edhe sot procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Mediat kosovare raportojnë se seanca do të nisë në orën 09:30.

Në seancën e djeshme ai ka lënë sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.

Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *