Dje u betua para Presidentit, ministri i Jashtëm nis vizitën në New York në kuadër të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit (Axhenda)

dje u betua para presidentit ministri i jashtem nis viziten ne new york ne kuader te presidences shqiptare te keshillit te sigurimit axhenda
dje u betua para presidentit ministri i jashtem nis viziten ne new york ne kuader te presidences shqiptare te keshillit te sigurimit

Një ditë pas betimit para Presidentit të Republikës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Nju Jorkut, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ditën e enjte, më datë 14 shtator, Ministri Hasani do të kryesojë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë mbi Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare, nismë e Shqipërisë.

Më 20 shtator, kryediplomati shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të takohet me homologë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë pjesë në takime me fokus Ballkanin Perëndimor, paqen dhe sigurinë etj.

Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe pjesë e tij janë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Shqipëria për herë të parë në historinë e anëtarësimit të saj në OKB mban që prej janarit të vitit 2022 vendin e anëtarit jo të përhershëm të KS, mandati dyvjeçar i së cilës përfundon në dhjetor të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts